Takimi Stoltenberg-Lajçak pas marrëveshjes për targat: Zgjidhja politike afatgjatë, interes i përbashkët

Ai është shprehur se me Lajçak kanë diskutuar për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Përmes Twitter-it, Stoltenberg ka thënë se është interes i NATO-s dhe BE-së që të ketë zgjidhje të përbashkëta afatgjate në rajon.

Ai theksoi se KFOR-i do të sigurojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes.

“Diskutuam me të dërguarin Special të BE-së, Miroslav Lajçak në lidhje me marrëveshjen për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. NATO e KFOR-i vazhdon të sigurojë ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes. NATO-ja dhe BE-ja kanë interes të përbashkët në zgjidhjet afatgjata politike në rajon”, shkruan ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Bruksel lidhur me reciprocitetin për targa. Këtë e ka bërë të ditur, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak ka thënë se marrëveshja është arritur pas dy ditëve intensive të diskutimeve mes dy palëve.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi të shtunën më 2 tetor 2021. Sipas marrëveshjes, trupat e Njësisë Speciale në veri do të zëvendësohen me trupat e KFOR-it. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker