Ajazi e Lladrovci përplasen se cili prej tyre është kandidat i PDK-së për Drenasin

Ajazi është përkrahur fillimisht nga Dega e PDK-së në Drenas, por kryesia e PDK-së vendosi që ta kandidojë Lladrovcin. Rrjedhimisht, Ajazi po kandidon nga Demokratët për Drenasin.

Ajazi tha se struktura e PDK-së është rreshtuar pas tij, madje tha se ADN-ja e PDK-së është me të.

“Struktura e PDK-së është rreshtuar pas meje. Lladrovci nën logo, ndërsa unë në shpirtin e saj – unë, pra ADN-në e PDK-së unë”, është shprehur Ajazi.

Lladrovci tha se për shkak të akuzës nga Ajazi si uzurpator, ka vendosur t’ia lejojë Ajazit zyrat e PDK-së në Drenas, e në fakt nuk ishte i gatshëm të përgjigjet nëse përfaqëson PDK-në.

“z. Ajazi më ka quajtur mua uzurpator. Nëse do të isha i tillë, do t’i kryeja aktivitetet e mia në zyrat e PDK-së. Ato zyra ia kam lënë Ajazit për t’i treguar që s’i kam uzurpuar ato”, ka thënë Lladrovci.

“A jam PDK-së a s’jam, e thotë elektorati i Drenasit”, shtoi Lladrovci në t7.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!