Paçarizi: Vitia mund të jetë në garë pa dalë në fushatë asnjë ditë të vetme

“Zgjedhjet lokale janë krejt ndryshe nga ato të përgjithshmet pasi nuk është ndikimi absolut i situatës së përgjithshme politike, apo i ndonjë lideri të caktuar – pasi po të ishte kështu nuk do të ishte nevoja të mbaheshin zgjedhjet fare. Në Pejë, VV-ja ka qenë mbi 50 përqind në zgjedhjet e fundit dhe  LDK-ja ka qenë me 18 përqind në Pejë dhe pse kish me pasë arsye LDK-ja me hy në zgjedhje në Pejë”.

Paçarizi në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që Arben Vitia mund të jetë në garë “pa dalë në fushatë asnjë ditë të vetme”.

“Ajo çka na po shohim si  trend tash duke i besuar hulumtimit në një masë të caktuar dhe një ndjenje të përgjithshme që ne e krijojmë është që politika qendrore, zhvillimet politike dhe liderët politikë do të kenë fuqi përcaktuese në komunat ku kandidatët kandidojnë kryesisht për herë të parë’.

“Situata në Prishtinë është më ndryshe – të gjithë janë kandidatë që kandidojnë për herë të parë për kryetarë komune dhe mendoj që ka me pasë një ndikim partia më e madhe VV-ja – ta zëmë Vitia mund të jetë në garë pa dalë në fushatë asnjë ditë të vetme. Këtu kemi kandiatë që janë për herë të parë. Ka disa komuna që janë për herë të parë dhe ndikimi është shumë më i madh i partisë”, u shpreh tutje ai.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker