Abdixhiku kërkesë BE-së: Trajtojeni barabartë Kosovën, hiqni vizat

Këtë kërkesë, ai ia ka parashtruar BE-së në  Samitin e Partive Popullore Evropiane për Ballkanin Perëndimor, shkruan Rahoveci INFO.

“Sot, në pamundësi për të qenë në Ljubljanë fizikisht, përmes një videokonference kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku mori pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane (PPE) për Ballkanin Perëndimor përkrah Presidentit të PPE, Donald Tusk, Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša, Kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenković dhe një sërë presidentësh, kryeministrash e liderëve opozitarë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

Në vigjilje të Samitit të BE-së që do të mbahet nesër, përfaqësuesit më të lartë të BE-së ritheksuan të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Kryetari Abdixhiku kërkoi që BE-ja të aplikojë standarde të njëjta për këtë pjesë të rajonit duke liberalizuar vizat për Kosovën dhe që pesë vendet tjera të BE-së të njohin Republikën e Kosovës si dhe të hapin rrugën e shtetit tonë drejt Bashkimit Evropian”, bën të ditur LDK në këtë komunikatë. /Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker