‘Asociacioni i komunave serbe, recetë për katastrofë’, thotë kreu i Punëve të Jashtme në Senatin amerikan

Menendez kritikoi administratën Trump për presion vetëm ndaj Kosovës dhe tha se ka qenë gabim diskutimi për shkëmbim territoresh.

“Administrata e Trump fatkeqësisht bëri të gjithë presionin drejt Kosovës dhe aspak ndaj Serbisë dhe Beogradit. Dhe kjo krijoi pasoja në fund të ditës. Unë gjithashtu s’besoj që shkëmbimi i territoreve do të duhej të ishte një prej gjërave që duhej diskutuar”, u shpreh Menendez, teksa mori pjesë në një organizim të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë disa ligjvënës amerikanë i kanë bërë thirrje presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken që të angazhohen për një zgjidhje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë dhe të dyfishojnë vëmendjen e SHBA-së për zgjidhjen e tensioneve mes dy vendeve.

Në letër ata përmendin përshkallëzimin e tensioneve mes dy vendeve, pasi avionët luftarakë serbë fluturuan pranë kufirit Kosovë-Serbi.

“Ne ju bëjmë thirrje që të dënoni përshkallëzimin e fundit të tensioneve dhe mobilizimin ushtarak serb, si dhe inkurajojmë administratën tuaj që të bashkohet me partnerët tanë në BE dhe NATO, për të mbështetur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe përfundimtare”, thuhet në letër.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker