Kërkohet që kandidatët për Prishtinën të ballafaqohen mes vete: Gara e tyre është sipërfaqësore

Ai në Rubikon të Klan Kosovës tha se pesë kandidatë më të fuqishëm për Prishtinën janë sipërfaqësorë.

“Arben Vitia mbrëmë ka dalë me diçka dhe po shihet që programi i tij është i pa menduar mirë e i pa konsoliduar. Përparim Rama është i orientuar nga urbanizmi e arkitektura. Daut Haradinaj i orientuar në disa elemente që të tjerët nuk mund t’i kryejnë, si legalizimi dhe Uran Ismaili që po merret me jetën e thjeshtë të qytetarëve, si rregullimi i parqeve. Secili prej tyre ka frikë nga tjetri për t’u përballë në fusha ku të tjerët janë të fortë. Kandidatet duhet të ballafaqohen mes veti, se ata kryesisht flasin para simpatizantëve të tyre”, tha Paçarizi.

Sipas tij, fushata në pandemi i ka disa disfavore e favore të veta.

“Fushata në kushte të sotme i favorizon kandidatët që nuk vijnë nga partitë e mëdha, sepse kandidatët detyrohen të shkojnë derë më derë. Besoj që kështu janë më të barabartë se s’ka nevojë ndonjë kandidat i AKR-së e AAK-së të sjellë mijëra njerëz për t’i mbushur sallat në Prishtinë. Tani po shkojnë me grupe të vogla dhe bisedojnë me secilin qytetar për t’ua prezantuar programin dhe për t’i bindur për votën”, ka thënë Paçarizi.

Ndryshe, zgjedhjet komunale në Kosovë mbahen më 17 tetor.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!