Mehaj: Ushtarakët tanë janë krenaria dhe aseti më i çmuar i ushtrisë sonë

Me ç’ras Mehaj thotë se këta ushtarakë janë kreanri dhe aseti i çmuar i ushtrisë së Kosovës.

“Së bashku me kryeministrin Kurti dhe kolonel Maqedoncin, realizuam një takim virtual me ushtaraket dhe ushtarakët tanë, të cilët janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar. Ushtaraket dhe ushtarakët tanë, me sukseset në studimeve dhe performancën e tyre në akademinë e mirënjohur në Sandhurst, sikur edhe në akademitë tjera, janë krenaria dhe aseti më i çmuar i ushtrisë sonë”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj thotë edhe se “Qeveria jonë, me dyfishimin e buxhetit për FSK-në, dëshmojmë vizionin dhe vendosmërinë për arsimimin, stërvitjes e personelit tonë si dhe pajisjes dhe modernizimit të forcave tona”.

Ai tha edhe se “Kryeministri Kurti, sikur edhe takimet tjera, rikonfirmon me prioritet të lartë edhe përkujdesin maksimal për mirëqenien, motivimin dhe vlerësimin e performancës së ushtarakeve e ushtarakëve tan.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!