Haradinaj premton hapjen e dhjetë fabrikave në Prishtinë

Ai si kandidat i AAK-së për Kryetar të Prishtinës është shprehur se kjo është kërkesë për investime, njofton Klan Kosova.

“Do të krijoj kushte të hapim fabrika. Në ish-Jugosllavi ka pasur thertore, përse mos të krijomë kushte për të pasur një fabrikë të mishit dhe një thertore profesionale. Si i ri e mbaj mend fabrikën, thertoren në Gjakovë. Përpunimi i produkteve është një mundësi e dytë, kodi 038, lirimi i taksave, këto janë mundësitë e partneritetit publiko-privat, ku secilit operator apo biznesmen ia jep hapësirën”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.

“Ka shumë kërkesa për invesime të tilla, pra janë projekte që janë duke pritur më muaj. Në çdo partneritet publiko-privat komuna fiton direkt, plus fiton edhe qytetari”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!