Kurz: Ballkani Perëndimor ka nevojë për perspektivë të sinqertë europiane

Kurz tha se nëse kjo perspektivë nuk ofrohet atëherë fuqitë e tjera si Kina, Rusia apo Turqia do të luajnë një rol më të madh në këtë rajon.

“Nëse ne si Bashkim Europian nuk ofrojmë perspektivë serioze për këtë rajon atëherë duhet të jemi të vetëdijshëm se fuqi të tjera si: Kina, Rusia apo edhe Turqia do të kenë rol të madh në këtë rajon”.

I pari i qeverisë austriake tha se Ballkani Perëndimor i takon Europës.

“Regjionin e Ballkanit Perëndimor e kemi shumë përzemër. Ne nuk jemi vetëm historikisht të afërt me këtë rajon por edhe në aspektin gjeografik dhe ekonomik e sidomos edhe në aspektin njerëzor. Ky rajon i takon gjeografikisht Europës dhe duhet të ketë një perspektivë Europiane”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker