Syla i reagon ashpër drejtorit të Policisë që nuk ofroi garancë të mjaftueshme për krerët e UÇK-së

Pas raportimit gjatë ditës së djeshme rreth ofrimit të garancisë së pamjaftueshme nga drejtori i PK-së, Samedin Mehmeti, gazetari Syla ka pyetur nëse “ky shtet është i Kosovës, apo i EULEX-it”.

LEXO EDHE:

Drejtori i Policisë nuk dha garanci të mjaftueshme për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së në Hagë, Gjyqtari mund ta marrë në pyetje

“Nëse shefi i Policisë tonë s’mundet me garantu për Thaçin e Veselin, për kë garanton ky. Për mu, për qytetarë të rëndomtë, apo për pakica. Për kënd po garantojka shefi. Çfarë profesionalizmi qenka ky, me garantu për disa, e për disa jo”, ka shkruar ndër të tjerash Syla.

Ai ka ngritur dyshime nëse drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, po zbaton urdhrat e dikujt tjetër.

Sipas raportimit të djeshëm nga Rahoveci INFO, Mehmeti nuk është përgjigjur në detaje nëse Policia e Kosovës, të cilën ai e drejton mund të plotësojë kushtet specifike të kërkuara nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për të qenë e gatshme dhe për t’i monitoruar të akuzuarit në rast të kthimit të tyre në Kosovë për t’u mbrojtur në liri.

Veprimi i Drejtorit të PK-së është komentuar edhe nga mbrojtja e të akuzuarve, nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake dhe nga Paneli i Gjyqtarëve të Apelit, në shqyrtimin e kërkesave për lirimin nga paraburgimi të ish krerëve të UÇK-së.

Postimi i plotë i Valon Sylës:

Nëse Shefi i Policisë tonë s’mundet me garantu për Thaçin e Veselin, për kë garanton ky. Për mu, për qytetarë të rendomtë, apo për pakica. Për kënd po garantojka shefi. Çfarë profesionalizimi qenka ky, me garantu për disa, e për disa jo. Apo thjeshtë shefi i policisë po e dëgjojka dikë tjetër… çfarë shteti është ky, i Kosovës, apo i EULEX’it? /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker