Uran Ismaili nënshkruan zotimet për Hajvali

Këtë ai e ka bërë para banorëve të Hajvalisë dhe ka kërkuar nga ta që ta mbajnë përgjegjës për gjitha zotimet e nënshkruara në prani të tyre.

Krijim i një nënstacioni policor, ndërtim i Qendrës Kulturore Komunitare, sigurim të stadiumin për ekipet futbollistike të Hajvalisë, ndërtim i së paku dy çerdheve publike, legalizim i pronave dhe zhbllokim i kapitalit të qytetarëve e shumë projekte të tjera Ismaili i ka nënshkruar dhe është zotuar se do t’i përfundojë në këtë lagje.

“Hajvalia është ndër lagjet më të mëdha të Prishtinës dhe meriton më shumë kujdes, vëmendje dhe investime publike. Edhe pse pjesë e pandashme e Prishtinës, Hajvalia nuk është trajtuar si e tillë.”, ka thënë Ismaili.

“Ne nuk do të ankohemi, por do të anazhohemi që së bashku t’i zgjidhim problemet e përditshme të Hajvalisë. Këto zotime do të qëndrojnë mbi nënshkrimin tim, si dëshmi e fjalës sime, për të cilën mund të më mbani përgjegjës.”, ka thënë ai.

Ismaili është zotuar se deri në Nëntor 2024 bashkë me qytetarët do t’i ndreq problemet e mëposhtme të Hajvalisë:

 

  • Krijim i një nënstacioni policor

 

  • Ndërtim i Qendrës Kulturore Komunitare

 

  • Ndriçim efiçient i të gjitha rrugëve

 

  • Marrëveshje me Federatën e Futbollit për t’u lejuar ndeshjet e ekipeve të Hajvalisë në stadiumet e Hajvalisë

 

  • Largim i problemit të qenëve endacakë

 

  • Ndërtim i së paku dy çerdheve publike në Hajvali

 

  • Legalizim i pronave dhe zhbllokim i kapitalit të qytetarëve

 

  • Realizim i një parku me hapësira rekreative e sportive

 

  • Shirita gjelbërues nëpër rrugët kryesore

 

  • Shtim i pikave grumbulluese të mbeturinave dhe shportave të rrugës

 

  • Shtim i sigurisë për nxënësit nëpër vendkalime pranë shkollës

 

  • Zgjerim dhe rregullimi i trotuareve në lagje

 

  • Zgjerim dhe rregullim i dy rrugëve alternative nga Hajvalia në Prishtinë

 

  • Vendosje e stacioneve të autobusëve

 

  • Shtim i trotuareve dhe shtigjeve për çikistë në rrugën që lidhë Hajvalinë me Prishtinën. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!