Ursula von der Leyen: Qëllimi ynë është zgjerimi, ne e duam Ballkanin Perëndimor brenda BE-së

Ajo ka thënë se BE-ja nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor, duke treguar se ky ishte mesazhi i saj i parë që e ka dhënë Brenda takimit, transmeton Rahoveci INFO.

Leyen ka bërë të ditur se Komisioni Evropian do të vazhdojë të punojë për t’i çuar përpara planet e zgjerimit të BE-së.

“Mesazhi i Komisionit është shumë i qartë. Ballkani Perëndimor është pjesë e po asaj Evrope që është edhe BE-ja. Kemi të njëjtën histori, ndajmë të njëjtat vlera dhe të njëjtin fat, jam e bindur. BE-ja nuk është komplet pa Ballkanin Perëndimor, prandaj KE-ja do të vazhdojë ta bëjë punën maksimale për t’i çuar përpara planet e zgjerimit”, tha Leyen.

Tutje ajo tha se e duan Ballkanin Perëndimor brenda Bashkimit Evropian.

“Ne e duam Ballkanin Perëndimor brenda BE-së dhe nuk ka dyshim se qëllimi ynë është zgjerimi”, tha ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian po ashtu theksoi se dialogu është çelësi dhe mënyra për ta rritur bashkëpunimin dhe mirëqenien.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker