Analistët amerikanë: Është skandaloze që Kosova është i vetmi vend që s’ka liberalizim vizash

Bashkimi Evropian edhe njëherë ka refuzuar të caktojë një datë për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo po shihet si shumë e gabuar nga njohësi amerikan i Ballkanit, Januzs Bugajski.

Sipas tij mungesa e strategjisë për zgjerimin në Ballkan tregon dobësi për Bashkimin Evropian dhe mungesën e një politike të Jashtme efektive, çka sipas tij do të kontribuojë në konflikte të reja në Ballkan.

Por, ndryshe nga Bugajski mendon profesori Daniel Serwer që thotë se veprimi i BE-së është i duhuri.

Megjithatë, edhe Bugajski edhe Serwer e konsiderojnë të turpshme mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Është skandaloze që Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka liberalizim të vizave. Një politikë e tillë krijon pakënaqësi, zemërim dhe konflikt, pasi kosovarët mendojnë se po trajtohen nga Bashkimi Evropian si qytetarë të dorës së dytë… Për fat të keq shumica e udhëheqësve të BE-së nuk janë mendimtarë strategjikë apo evropian autentikë, por janë përqendruar në politikat e tyre të brendshme afatshkurtra”, deklaroi Bugajski për RTK-në.

“Është e turpshme që Bashkimi Evropian nuk ka përmbushur ende zotimin për të hequr vizat për Kosovën. Nëse BE dëshiron që Kosova të jetë serioze në procesin e dialogut, ajo duhet të lëviz me heqjen e vizave”, deklaroi Serwer.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker