Ismaili tregon përvojat në t’bujtme: Hyra brenda, njeriu më tha e kam votu një parti tjetër

Ismaili në Pressing të T7 ka ndarë disa nga përvojat e tij gjatë fushatës, teksa shkonte për të bujtur në lagje të ndryshme të kryeqytetit.

“Kur e kam nis idenë e të buajtmes dëshira ka qenë më simbolizu qe kryetari duhet të jetë shumë afër qytetarëve. Kryetari zgjidhet me votë direkte nga qytetarët. Në rastin e komunës e ke një fletëvotim, ti e voton direkt kryetarin, që i bie që i përgjigjesh direkt qytetarit. Nuk e shoh bashkëpunimin me qytetar si ngarkesë. Simbolika ka qenë me e pa qysh është me jetu në një lagje të caktuar. Me e ngjall bashkëpunimin kryetar qytetar”, tha Ismaili.

Ismaili tha se ka bujtur edhe në familje që nuk kanë qenë votues të PDK-së. Ai tregon një rast kur teksa po hynte brenda në një shtëpi, një burrë i kishte thënë që e voton një parti tjetër.

“Kom shku kam bujt në familje që nuk kanë qenë me PDK-në, bile e kam pasë një rast kur tu hi brenda njeri më ka thanë, valla unë e kam votu një parti tjetër, i thashë për mu nuk ka problem kjo punë”, tregoi Ismaili.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!