Specialja ia kujton deklaratat Haradinajt e Gucatit: 300 vjet le të mi japin, ne do t’i publikojmë dosjet

Gjatë seancës, Prokuroria ka thënë se dy të akuzuarit kanë qenë në dijeni për veprën penale nëse i bëjnë publike dokumentet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ku ka pasur edhe emra dëshmitarësh e informacione konfidenciale, shkruan Rahoveci INFO.

Ndër të tjerash, në gjykimin e Gucatit e Haradinajt janë shfaqur edhe disa video të cilat pretendohet se vërtetojnë që të akuzuarit kanë qenë në dijeni për pasojat pas publikimit të dokumenteve konfidenciale të Speciales.

Në një konferencë për media të Gucatit dhe Haradinajt sa ishin në krye të OVL-së së UÇK-së, një gazetar kishte pyetur Haradinajn nëse e di që mund të dënohet deri në 10 vite për publikimin e dosjeve të Speciales.

“Unë nuk e di, atë e dini ju dhe ata që e kanë votuar…Ne kemi qenë dhe jemi kundër kësaj Gjykate… Jo 10 vjet, po 300 vjet le të mi japin, ne do të publikojmë dosjet”, kishte thënë Haradinaj.

Në anën tjetër, Gucati kishte deklaruar në një intervistë se “çdo dokument i kësaj Gjykate që më vjen tek dera e shtëpisë, do ta bëj publike për opinionin”.

Këto deklarata të Gucatit e Haradinajt do të përdoren kundër tyre në gjykimin që po zhvillohet në Hagë, deri sa të akuzuarit në anën tjetër janë deklaruar edhe një herë në fillim të gjykimit si të pafajshëm për akuzat që ju ngarkohen. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker