“Ti katundar i Kosovës, je injorant”- Sherr live në emision mes Zekës e Jazexhit

Sipas Mehmetajt, në 20 vitet e fundit janë ndërtuar 800-1000 xhami ku janë bosh pasi nuk ka aq besimtarë.

Ai akuzon gjithashtu edhe shtetin për lejet e dhëna në mënyrë korruptive.

I ftuar në studio ishte edhe gazetari i njohur, Milaim Zeka, i cili u shpreh se sistemi i Enver Hoxhës la një boshllëk shpirtëror te njerëzit, e tani po e mbushin me lloj-lloj gjërash.

“Erdogani është rreziku i sigurisë kombëtare për Europën. Unë shkoj në çdo meshë në kishë dhe për bajram në xhami. Sistemi i Enver Hoxhës krijoi një boshllëk shpirtëror, që ne po e mbushim me lloj-lloj gjërash. E një ndër to është edhe ndërtimi i xhamive. Korrupsion shumë i madh. Ata politikanë që kanë dhënë lejen e kishës ortodokse në qendër të Tiranës janë dhënë në mënyrë korruptive. Pas luftës në Kosovë janë ndërtuar 820 xhami. Profesori ka shumë të drejtë. Në fshatin tim gjyshi ka qenë imam”, tha Zeka.

Historiani Olsi Jazexhi ishte në një lidhje direkte me “Shqipëria Live”, ku hodhi akuza kundrejt Mehmetajt dhe Zekës, duke u thënë se po mohojnë fenë e tyre.

E në këto momente ndërhyn gazetari i njohur, i cili i bën thirrje historianit se “çështja e besimit është 100 për qind personale, e nuk duhet të flasë për këtë”.

Sherri në “Shqipëria Live”:

Zeka: Çështja e besimit është 100 për qind. Nuk të lejoj ty të flasësh për këtë.

Jazexhi: Unë jam profesor

Zeka: Ja keni fshi trurin studentit. Dëgjoi studentët kur flasin. Besimi është e shenjtë.

Jazexhi: Sulmove komunitetin mysliman dhe ortodoks

Zeka: Vazhdo por mos sulmo.

Jazexhi: A do më lësh të flas

Zeka: Jo, s’du fare me të dëgjuar

Jazexhi: Sulmoi kishën ortodokse. Trego pak edukatë ti katundar i Kosovës

Zeka: Ti e kishe marrë çmimin NOBEL me qenë katundar i Kosovës. Ti ke tendenca raciste ndaj shqiptarëve nga ana tjetër. Turp që je profesor

Jazexhi: Ti je injorant. Më lejo të flas. Po sulmoni komunitetin ortodoks. Nuk folët për katedralen katolike në Kosovë. Nuk folët për Izraelin që po u merr pronat kosovarëve.

Zeka: Si të sulmoj komunitetin mysliman, ku thashë kam pas gjyshin imam

Jazexhi: Turqia ka ndërtuar Universitetin e Durrësit ku kam dhënë mësim, Tiranës dhe Elbasanit. Në Ballkan ka rrymë ekstremiste izraelite.

Zeka: Po fol si zëdhënës i Erdoganit

Jazexhi: Më mirë se me fol si zëdhënës i Vuçiç e Millosheviç. Ju keni një urrejtje patetike. Ti je një turk, e ke emrin Milaim.

Zeka: Ta ka dredh trurin Erdogan. Millosheviç ma ka vra familjen, ti nëse e do Erdoganin fol për të, jo për ne.

Jazexhi: Ju kosovarët jeni racistë.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker