Bislimi takohet me Mitsunori, diskutojnë për procesin e dialogut në Bruksel

Mitsunori shprehu vlerësimin e tij për përpjekjet e Kosovës që të vazhdojë përpara me dialog dhe të arrijë zgjidhje në këtë proces.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi që ai është i interesuar të vazhdojë angazhimin në një dialog të drejtë dhe me parime të barabarta, me qëllim të arritjes së objektivave që duhet të definohen nga të dy palët nën ndërmjetësimin e BE-së.

Në takim u diskutua edhe për Lojërat Olimpike në Tokio, ku sportistët e Kosovës kanë shënuar sukses të jashtëzakonshëm. Mitsunori u shpreh se është arritje e madhe për një shtet si Kosova, që ndonëse me sipërfaqe dhe popullsi relativisht të vogël, çdo ditë e më shumë lë gjurmë në arenën ndërkombëtare.

Mitsunori theksoi se marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve duhet të thellohen në të gjitha fushat dhe se Japonia është e interesuar në organizimin e seminareve virtuale përmes së cilave investitorët potencialë informohen rreth mundësive të investimit në shtetin e Kosovës. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker