Dy binjakët nga Ferizaj që kanë vetëm një pasaportë dhe vozisin me një patentë-shofer

Kanë një lokal në Ferizaj, por pak kush arrin t’i dallojë se cili është njëri e cili është tjetri.

Ismajl Rexhepi dhe Bujar Rexhepi janë dy vëllezërit binjak të cilët kanë marrë vëmendje të madhe në Kosovë.

Historia e tyre sa është interesante, marrë parasysh se këta të dy janë rritur dhe vazhdojnë të bëjnë veprime të atilla që pak kush do t’i besonte.

Është Bujari ai i cili tregoi se si ndodhë që edhe gjatë orarit të punës kur dikush nga klientët ngritet për t’ua bërë pagesën i ngatërron se cili prej tyre i ka shërbyer.

Rasti më interesant e që ka nxitur komente të shumta është ai me patentën për vozitje.

Ismajli, i cili është 5 minuta më i madh se Bujari, tregon që në shkollë ka qenë pak më i mirë, e kjo i ka ndihmuar që i pari ta marrë edhe patentën për vozitje.

Por kjo punë nuk duket t’i ketë sjellë ndonjë problem Bujarit pasi, marrë parasysh ngjashmërinë e madhe që kanë, ky i fundit për 10-vite rresht e ka shfrytëzuar patentën e vëllait.

“Për patentë shofer, kemi vozitë 10-vjet me një patentë.

Për së dyti unë ia kam marrë patentën këtij, do të thotë, më së shumti sendet unë i kam bo.

Pas 10-vjete prap unë ia kam marrë patentë shoferin këtij,” – u shpreh Ismajli.

Ata treguan se si kanë vepruar kur i ndalte policia: “Policia po na kanë ndalë, na kanë kërkuar dokumentet unë (Bujari) ia kam dhënë patentën e këtij dhe kurrë problem s’kam pasur.

‘Në rregull merrni dokumentet, edhe ditën e mirë’s’kanë mundur me na vërejt kurrë.”

Por binjakët 32-vjeçar nuk është se e kanë përdorur bashkë vetëm patentën për vozitje.

Ismajli pohon se ata të dy kanë vetëm një pasaportë, dhe që të dy e përdorin atë për të udhëtuar.

Intervista bëhet edhe më interesante kur vëllezërit tregojnë sfidat e tyre në familje, pasi as fëmijët e tyre s’e dinë cili është babi e cili axha.

Per me shume shiko videon:

The post Dy binjakët nga Ferizaj që kanë vetëm një pasaportë dhe vozisin me një patentë-shofer appeared first on Rahoveci.info.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker