Gërvalla: Jemi në rrugë për njohje të reja, por strategjinë s’e tregoj

Ajo në Rubikon të Klan Kosovës ka theksuar se janë duke punuar me intensitet për të arritur njohje të reja për vendin.

“Ne jemi në rrugë të mirë drejt njohjeve të reja, njohje mund të presim sapo të kemi arritur rezultate të në njohje te reja. Unë nuk do të flas për strategjinë që e bëjmë për njohjet, as nuk do të mund të flas për partnerët me të cilët bisedojmë, as nuk do të mund të flas se kush na ndihmon, mund të them se jemi duke punuar me intensitet”.

“Kam pritur se do të jetë më vështirë, kam pritur se refuzimi për të biseduar me ne do të jetë shumë më i madh, procesi i njohjeve është një proces i dyanshëm që kërkon seriozitet, përkushtim dhe profesionalizëm”,ka thënë Gërvalla-Schwarz.

Ajo ka folur edhe për Marrëveshjen e Washingtonit për të cilën ka thënë se Qeveria Kurti e ka shprehur çdo herë qëndrimin e njëjtë.

“Kjo Qeveri e tanishme është deklaruar se Marrëveshja Washingtonit ka pasur edhe aspekte të mira dhe pozitive në prej tyre ka qenë marrëveshja që kemi lidhur me Izraelin për njohjen, por çështja e moratoriumit në vlerësimin tona ka qenë gabim. Ka pika që janë në rregull çështjen e Ujmanit e kemi vlerësuar si vendim të gabuar”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker