Malazezët në Kosovë vendosin t’i bojkotojnë zgjedhjet e 17 tetorit

Siç bëjnë të ditur me anë të një njoftimi për media, ky vendim erdhi nga fakti se siç thanë, në komunat me shumicë serbe ku jetojnë numri më i madh i familjeve malazeze, ekziston njëzëshmëri dhe paligjshmëri e imponuar nga Beogradi zyrtar.

“Në një atmosferë të tillë dhune, frike dhe rezultatesh të paracaktuara, nuk ka as një minimum kushtesh për ruajtjen e konkurrencës demokratike dhe të ndershme”.

“Shoqata kurrë nuk do t’i japë legjitimitet zgjedhjeve të tilla, por ne do të bëjmë gjithçka për ta rikthyer dinjitetin dhe lirinë e popullsisë ortodokse në këtë zonë përmes institucioneve të Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!