Sondazhi i 07 Press për Rahovecin: Rënie drastike e AAK-së, rriten dukshëm VV-ja e LDK-ja, PDK-ja e katërta

Fillimisht, për t’ua qartësuar, ky sondazh virtual është i portalit Rahoveci.info, dhe ka të bëjë vetëm me një llogaritje të thjeshtë nga ata që kanë votuar përmes reagimeve në faqen tonë në rrjetin social “Facebook”.

Duke marrë parasysh formën e votimit, nënkuptojmë faktin se marzha e gabimit është më e lartë, andaj konform rregullave kërkojmë mirëkuptim nga secili lexues, shkruan Rahoveci.info.

Ky sondazh, pra virtual, zgjati 48 orë, nga ora 13:44 e ditës së premte, deri në po të njëjtën orë të ditës së sotme.

Këtu shihet se AAK është sërish në vend të parë, por me një përqindje shumë më të ulët sesa herëve të kaluara. Tani diferenca mes vendit të parë dhe të dytë është shumë e vogël, teksa në garë ka hyrë edhe LDK-ja. PDK renditet e katërta, ndërsa në fund fare edhe kandidati i pavarur.

Kujtojmë se në postim kanë reaguar 348 qytetarë.

/GazetaBlic/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker