Industria e makinerivë në Kinë raporton rritje dyshifrore në janar-gusht

Industria e makinerive në Kinë ruajti një rritje të fuqishme në tetë muajt e parë të vitit, duke regjistruar zgjerim dyshifror të të ardhurave, fitimeve dhe vlerës së shtuar, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Të ardhurat e kombinuara operative të kompanive në sektor erdhën në 16.49 trilionë juanë (rreth 2.55 trilionë dollarë amerikanë) nga janari deri në gusht, duke u rritur 21.5 për qind nga viti në vit, sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Sipas ministrisë, gjatë kësaj periudhe, fitimet totale të kompanive u rritën 16.4 për qind nga një vit më parë në 980 miliardë juanë.

Në janar-gusht vlera e shtuar e industrisë së makinerisë në Kinë u rrit 16.2 për qind në bazë vjetore, 3.1 pikë përqindje më e lartë se rritja e përgjithshme e sektorit industrial të Kinës

The post Industria e makinerivë në Kinë raporton rritje dyshifrore në janar-gusht appeared first on Rahoveci INFO.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker