Hamza: Edhe kur PDK-ja kishte rënie, votat e mia kanë shkuar duke u rritur

“Kam qenë gjithmonë prej kandidatëve më të votuar brenda PDK-së dhe zgjedhjet e fundit më kanë bërë të ndihem tepër mirë dhe pas një angazhimi goxha të gjatë politik, vota ime ka ardhur duke u rritur edhe përse vota e Partisë Demokratike, përmes së cilës kam kandiduar, ka ardhur duke u zvogëluar, do të thotë ka qenë një trend rritës i votave për mua si kandidat dhe si pjesëmarrës në gara, sa herë kam marrë pjesë në procesin zgjedhor, çdo palë zgjedhje vijuese kam fituar më tepër se zgjedhjet paraprake dhe kjo më ka bërë të ndihëm tepër mirë, tepër krenar dhe e vlerësoj shumë dhe e respektojë përkrahjen e qytetarëve të Mitrovicës, të cilët më kanë bërë gjatë gjithë këtyre 21 viteve, 22 viteve të angazhimit tim aktiv në politikë” tha Hamza.

Hamza në Rubikon të Klan Kosovës u shpreh i lumtur me vendimin për t’i hyrë garës për kryetar të Mitrovicës, teksa shtoi se gjatë kësaj periudhe është takuar me dhjetëra qytetarë të kësaj komune.

“Gara për kryetar të komunës është garë ku garon direkt jo vetëm si ekip, je figura kryesore në garë për atë komunë,  janë tema të ndryshme, dallojnë temat e nivelit nacional me temat e nivelit lokal, sepse ke te bëjë me tema me përditshmërinë e qytetarëve, me jetën direkte të qytetarëve, do të thotë dhe me jetën e qytetarëve të një komune, jo të krejt shtetit”, u shpreh ai.

“Unë e kam pranuar këtë garë dhe jam shumë i lumtur që e kam marrë ketë vendim, nuk është proces i lehtë, nuk është garë e lehtë, i ka sfidat e veta, por e bëjë me bindje, me vullnet, me respekt maksimal ndaj qytetarëve dhe jam shumë i lumtur që gjatë gjithë kësaj kohe që u benë më shumë se dy muaj prej që e kam bërë kandidaturën publike dhe jam aktivisht çdo ditë në fushatë zgjedhore, çdo ditë takojë njerëz, duken shumë por unë jam i bindur dhe flas me statistika që gjatë kësaj periudhe me më shumë se dhjetëra njerëz jam takuar, kam biseduar, kam komunikuar normalisht  dhe kam marrë dhe përkrahje dhe respekt, ju kam dhenë respekt si gjithmonë, kam pranuar edhe sugjerime, komentime edhe kritika dhe kjo më ka bërë të lumtur dhe më ka bërë të ndihem mirë për shkak se realisht qytetarët e gjithë Kosovës por me veçanti po flas për qytetarët e Mitrovicës e kuptojnë që ka dallim të temave nacionale me ato lokale”.

“Për zgjedhjet lokale kryesisht fokusohen në temat e nivelit lokal, më kujtohet që pas luftës, do të thotë në zgjedhjet e para lokale pas luftës, më shumë kemi folur për tema nacionale sesa tema lokale dhe kjo ka ndërruar dhe do të thotë se e kemi dhe ngritjen e nivelit të qytetarëve që e dinë cili është roli dhe cilat janë përgjegjësitë e kryetarit të komunës”, u shpreh tutje Hamza.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker