KB Rahoveci ankth i portalit Rahoveci24

Shumë klube kanë përjetuar batica dhe zbatica, edhe Rahoveci e tejkalon krizën

Nga Shaip Shala

Të gjithë dashamirë të basketbollit janë të befasuar me krizën momentale tek KB Rahoveci, por të durueshëm dhe të vetëdijshëm që edhe klube më të vjetra, Prishtina, Trepça, Gollden Eagle Ylli, Peja dhe Bashkimi, kanë pasur batica dhe zbatica dhe nuk e kanë dramatizuar gjendjen.


Por në këtë kontekst, më të padurueshmit dhe me ankthe janë portali Rahoveci24, të cilëve duket se nuk i zë gjumi duke derdhur lotë krokodili, kinse të brengosur për KB Rahovecin, klubin i cili për kohë të shkurtër ka bë revolucion në sportin kosovar.

Shkrimet e këtij portali, tendencioz dhe urrejtje patologjike tregojnë se Rahoveci24 ka diçka personale me ndonjë individ në Bordin e klubit, por kjo nuk duhet reflektohet në urrejtje ndaj gjithë klubit, krenarinë e qytetit të rrushit.

Shkrimet e Rahoveci24 janë aq të njëanshme sa që nuk përputhen me normat e gazetarisë, duke u thirur kinse në burime brenda klubit, të cilët burime të tyre nuk ekzistojnë.


Pajtohemi se KB Rahoveci nuk ka pasur trajner më të mirë se Fotis Takianos, por nuk duhet vajtuar largimin e tij, mbase shumë trajner kanë zbarkuar dhe kanë shkuar nga Rahoveci.


Rahoveci24 në këtë drejtim shkon në skajshmëri ekstreme sa që po propozon trajnera, duke vlerësuar kinse ky është më i mirë e tjetri më i keq, propozim i cili është provizor dhe nuk ka të bëj me kompetenca dhe detyra të portalit, detyra e cila është informimi i saktë, i drejtpërdrejt dhe me informata nga dora e parë. Ky portal pretendon për mos disciplinën në klub, por InfoRahoveci i përcjell çdo stërvitje dhe konfirmojm se këto pretendime janë gënjeshtër dhe me tendenca të këqija dhe si rezultat i tekeve personale.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker