Pas aksionit në veri, Vuçiq arrin në Rashkë

Ai do të vizitojë njësitë e Ushtrisë Serbe në kazermë, dhe gjithashtu do të vizitojë njësitë e xhandarmërisë, raporton Tanjugu serb.

Vizita e Vuçiqit në Rashkë vjen pas aksionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën veriore, ku u përballën me protestuesit serb të cilët kundërshtuan aksionin e policisë duke i gjuajtur me gurë, gaz lot sjellës e gjësende të tjera.

Aksioni i Policisë së Kosovës që filloi mëngjesin e sotëm kishte për qëllim luftën kundër kontrabandës në disa lokacione dhe komuna të ndryshme të Kosovës, përfshirë këtu edhe Mitrovicën jugore e veriore. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker