Policia i la në ‘lloç’ gazetarët në veri, sulmohen nga protestuesit serbë

Gjatë aksionit në veri, pjesëtarët policor janë përballur me protesta të banorëve serbë të cilët nuk kanë hezituar të gjuajnë gjësende të rënda ndaj automjeteve dhe pjesëtarëve të policisë, përfshirë këtu edhe gaz lotsjellës e bomba dore.

Megjithatë, pas tërheqjes së policisë dhe tensionimit të situatës, në vendin e ngjarjes kanë mbetur të pambrojtur gazetarët e mediave kosovare, të cilët janë sulmuar nga protestuesit serbë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe juristja e mediave, Flutura Kusari, e cila ka deklaruar se Policia e Kosovës “i ka lënë në lloç gazetarët në veri”.

“Policia i ka lënë gazetarët n’lloç, shteti i ka braktisë pikërisht në këto momente kur kanë nevojë për mbrojtje. TURP”, ka shkruar Kusari.

Kujtojmë se sipas raportimeve të mediave vendore, në drejtim të gazetarëve janë hedhur edhe bomba dore e gjësende të tjera. /Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker