Glauk Konjufca e quan “akademik” Agim Bahtirin

Në takimin e mbajtur në një sallë sportive, Konjufca e cilësoi kryetarin aktual Bahtiri si njeri që i di interesat e popullit dhe kombëtar, shkruan Jepi Zë.

E në Mitrovicë, sipas Konjufcës, nëse s’je kombëtar nuk i duhesh askujt.

“Nuk i vyn kërkujt hiç çka t’dush me dit, n’botë. Me dit shkencën, a me dit artin, a me dit urbanizmin a, kurgjo kërkujt s’i vyn.“, tha ai.

Ndërkaq fjalia që shkaktoi më shumë habi ishte ajo ku e cilësoi Agim Bahtirin si akademik.

“Në aspektin e politikës edhe në aspektin qysh i din Agim Bahtiri interesat e këtij populli, për t’tjerë kundërkandidatë mujmë me thanë që është akademik.”, deklaroi Glauk Konjufca.

 

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker