Presidenti letonez infektohet me COVID-19, anulon vizitën në Kosovë

Infeksioni u zbulua gjatë një testi rutinë pas kthimit të Levitsit të mërkurën mbrëma nga Suedia, ku qëndroi për një forum ndërqeveritar, njoftoi zyra e tij.

Levits do të vazhdojë të punojë nga distanca, por takimet tjera të caktuara i ka anuluar, përfshirë edhe vizitën e tij në Kosovë më 18 tetor.

“Presidenti është detyruar të anulojë disa ngjarje të ardhshme, përfshirë vizitën zyrtare të Klaus Werner Iohannisit, president i Rumanisë, në Letoni në 15-16 tetor, dhe aktivitete të tjera presidenciale, të tilla si takimi me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas më 15 tetor, pjesëmarrja në Konferencën e Rigës më 16 tetor, vizitë zyrtare në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut më 18-20 tetor, si dhe plane të tjera”, tha zyra e tij përmes një njoftimi.

Zyra e tij tha se Presidenti ka simptoma të lehta të virusit.

Zëdhënësja e tij, për agjencinë e lajmeve BNS, tha se Levits është vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës “AstraZeneca” në prill.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker