Tahiraj: Borrell është i ndikuar nga Beogradi

Por përkundër aksionit, diskutime ka ngjallur edhe një deklaratë e Përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, transmeton Rahoveci INFO.

Borrell aksionin e djeshëm e ka cilësuar të njëanshëm dhe jo të kordinuar.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri.

Sipas Tahirit, deklarata e djeshme e Shefit për Punët e Jashtme të BE-së, ka sqaruar pozicionin e tij në procesin e dialogut.

“Anshmëria e Josep Borrell me qëndrimin për ndërhyrjen legjitime të Qeverisë së Kosovës për të luftuar krimin dhe kontrabandën, minoi paanësinë e BE si ndërmjetësues në dialogun e Brukselit”, thuhet në reagimin e Tahirit.

Gjtihashtu, për Tahirin, Borrell është ndikuar nga Beogradi.

“Për më tepër tregoi se sa ai është i ndikuar nga Beogradi”, shtoi ndër të tjera Tahiri./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker