Vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë, dëshmon dëshmitari i katërt

Gjatë seancës së sotme do të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të katërt të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Dëshmia e dëshmitarit të katërt kundër Salih Mustafës ka filluar të dëgjohet më 12 tetor të këtij viti, i cili ka deklaruar se është marrë nga dy persona me maska dhe është dërguar në një objekt në Zllashë ku është mbajtur dhe ka marrë trajtim çnjerëzor, transmeton Rahoveci INFO.

Aktakuza ndaj Salih Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa u arrestua më 24 shtator 2020, nën dyshimin për krime lufte, ku prej asaj kohe është mbajtur në paraburgim në Hagë së bashku me ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

Aktualisht seanca e gjykimit ndaj Mustafës ka kaluar në seancë private për publikun. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker