Entuziazëm për Ilir Feratin: LDK organizon tubim madhështor në Istog

Ilir Ferati, kandidati për kryetar të po kësaj komune nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosoves, bashkë me miq e bashkëpunëtorë parakaloi mes qytetarëve të Istogut të cilet ishin mbledhur për ta takuar atë dhe për t’i ofruar mbështetje në këto zgjedhje lokale.

Brohoritmat dhe duartrokitjet drejtuar drejt Feratit bënë që ai te ndihet jashtëzakonisht i emocionuar dhe krenar më mbështetësit e tij.

Mes të tjerash ai deklaroi që Istogu, ashtu sic ka qenë gjithmonë, “do të vazhdojë te mbetet i Lidhjes Demokratike, dhe qeverisjen në Istog do ta bëjë bashkë me qytetarët”.

Ai po ashtu shprehu mirënjohjen e përzemërt që ka për secilin qytetar që ka hapur dyert për të gjatë këtyre ditëve e të cilët po i ofrojnë mbështetje të madhe.

Në fund, Ferati i ftoi istogasit që te dielën “të vishen bukur e të dalin të votojnë në mënyrë masive sepse 17 tetori do të jetë ditë feste”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker