KQZ lëshon thirrje: Me kusht mund të votoni veç brenda komunës ku jeni regjistruar, jo jashtë saj

Elezi ka thënë se votimi me kusht është i mundshëm vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues, shkruan Rahoveci INFO.

Pra,  kjo i bije që votimi me kusht nuk është i mundshëm nga një komunë në tjetrën.

“Për dallim nga Zgjedhjet për Kuvend në të cilat e gjithë Republika e Kosovës është një zonë zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e asaj zone ka fletëvotime vetëm të asaj komune”, ka sqaruar Elezi.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Është e nevojshme të sqarojmë se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.

Votimi me kusht nuk është i mundur nga njëra komunë në tjetrën. Pra, votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër.

Për dallim nga Zgjedhjet për Kuvend në të cilat e gjithë Republika e Kosovës është një zonë zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e asaj zone ka fletëvotime vetëm të asaj komune. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker