Osmani në OKB i përgjigjet Selakoviqit që i quajti “kasapë të Ballkanit” Thaçin e Veselin

Osmani i tha Selakoviqit se ajo është qytetare krenare e Republikës së pavarur të Kosovës, shkruan Rahoveci INFO.

Sipas saj, është mirë që Selakoviq dhe popullata serbe të ballafaqohet dhe ta pranojë këtë realitet.

“Sundimi i ligjit është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie. Për të ecur tutje me propagandën e fundit të Selakoviqit. Unë jam qytetare krenare e Republikës së Pavarur të Kosovës. Është më mirë që ju të ballafaqoheni me këtë realitet në mënyrë që edhe ata ta shohin një të ardhme për vete ku udhëheqësit e tyre nuk bëjnë lufta”, tha ajo.

“Populli juaj ka vuajtur shumë nga ju, dhe pajtohem se ka një tragjedi prapa secilit refugjat. Unë kam qenë vet një e tillë por mbi 80% e vendit tim janë detyruar të ikin nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Kriminelët e luftës rehabilitohen nga liderët serbë. Selakoviq flet për vdekjen e një gruaje të moshuar në veri. Nuk ka asnjë raport nga askush që mund të fliste për këtë, se kjo grua ka vdekur si rezultat i përpjekjeve të sundimit të ligjit në Kosovë që Selakoviq të vijë këtu e të flas për një informatë të shtrembëruar”, tha ajo, duke iu përgjigjur deklaratës së Selakoviqit se një grua në veri ka vdekur si pasojë e tymit nga gazi lotsjellës i Njësive Speciale.

Ajo po ashtu ka thënë se Selakoviq ia ka huqur kur ka folur për incidentet me motive etnike.

“Në bazë të raporteve ndërkombëtare, nga 2017 deri në 2020 përqindja e krimeve të motivuara etnikisht nuk është 3 për qind, por ëshë 0.03 përqind. Serbët në Kosovë frikësohen nga strukturat paralele që përkrahen dhe shndërrohen në banda nga presidenti Vuçiq. Ata po shkelin të gjitha të drejtat themelore të serbëve dhe po i kërcënojnë që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë serbët nga këto struktura kriminale”, tha Osmani.

Osmani iu përgjigj Selakoviqit edhe për deklaratën ku ai i quan “kasapë të Ballkanit” krerët e UÇK-së, Kadri Veselin e Hashim Thaçin.

“Kosova ka përkrahur themelimin e Zyrave të Prokurorit të Specializuar. Udhëheqësit kanë bashkëpunuar me këtë tribunal sepse s’kemi çka të fshehim. E vërteta është se NATO ka intervenuar për të ndaluar gjenocidin serb dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Ne kemi qenë viktimë dhe serbët kanë qenë agresor”, ka thënë ajo. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker