Përfaqësuesi i Rusisë në OKB ‘nervozohet’ me Osmanin: Propagandë! Fjalët tuaja të zjarrta s’i ndryshojnë faktet

Përfaqësuesi rus i quajti “propaganda” fjalët e Osmanit duke thënë se në Kosovë nuk ka pasur asnjë lloj progresi, shkruan Rahoveci INFO.

Madje sipas tij, “fjalët e zjarrta” të Osmanit nuk i ndryshojnë faktet.

“Dëgjuam propagandën për një Kosovë paqësore shumëetnike që ka arritur progres të madh. Zonja Osmani na ofroi versionin e saj se çka ka ndodhur në muajt e fundit në Kosovë. Ne nuk jemi të bindur me këtë version. Fjalët tuaja të zjarrta nuk do të ndryshojnë faktet. Situata në veri në krahinën autonome të Kosovës është përkeqësuar. Si rezultat i veprimeve të institucioneve, transporti është ndaluar. Ka pasur viktima civile dhe falë ndërmjetësimit të BE-së duke se çështja është zgjidhur”, tha ai. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker