Thirrja e veçantë e Avdullah Hasanit: Në Ferizaj votoni  Agim Aliun e në Shtime Qemajl Aliun

Ndryshe Hasani ka qenë pjesë e kabineteve të dy kryeparlamentarëve që kur ishte 17 vjeçar si themelues i Kuvendit të të Rinjve dhe pastaj pjesë e kabineteve të tre kryeministrave, por edhe pse punonte me ta  ai nuk ishte  shfaqur publikisht asnjëherë duke lobuar për ndonjë subjekt politik.

Postimi i plotë i Hasanit:

Të dashur miq,

Balotazhi zgjedhor po krijon shpenzime qoftë ato të buxhetit apo edhe humbje kohe, lidhur me këtë kërkoj nga ju që t’i ndihmoni dy njerëz të mirë, dr. Qemajl Aliun në Shtime dhe Agim Aliun në Ferizaj, që fitoren e tyre ta kurorëzojnë pa balotazhin zgjedhor.

Edhe pse asnjëherë nuk jemi “takuar” me shkrime të tilla dhe kjo është thirrja ime e parë e llojit të tillë në jetën time, për çka ju ftoj që këtë ftesë publike lidhur me dy miqtë e mi ta pranoni drejt duke e vlerësuar si të kohës.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker