Xhafer Gashi përmbyll fushatën zgjedhore

Ai në një postim në Facebook ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë platformës së tij qeverisëse.

Gashi ka shtuar se Obiliqi meriton që të vazhdojë tutje  drejt hapave të sigurtë të zhvillimit.

Kësisoj ai ka bërë thirrje që në zgjedhjet e së dielës, qytetarët e Obiliqit ta votojnë numrin 109.

Shkrimi i plotë:

“Bashkëqytetarë të nderuar,

Të nderuara struktura të Iniciativës Qytetare për Obiliq,

Po e përmbyllim këtë fushatë zgjedhore, duke ju falënderuar nga zemra për përkrahjen e dhënë drejtë jetësimit të platformës tonë qeverisëse #Bashkë.

Obiliqi meriton që të vazhdojë tutje drejtë hapave të sigurtë të zhvillimit, prandaj me 17 tetor dilni votoni, duke votuar për numrin 109 Iniciativën Qytetare për Obiliq, ju do t’i garantoni qytetit të Obiliqit zhvillim urban, fuqizim ekonomik, arsimim cilësor, shëndetësi të avancuar,përkrahjen e rinisë dhe grave, avancimin e bujqësisë, mjedis të pastërt, infrastrukturë moderne, shërbime efikase publike.

Bashkë me qytetarët, jemi të parët për Obiliqin! Na priftë e mbara!

Xhafer Gashi. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker