Krasniqi: Uran Ismaili i dha zemër e dashni Prishtinës

Krasniqi ka thënë se me vullnetin e tij, Ismaili ka rrezatuar lidhjen që i duhet qytetit me politikën, ku që të dyja janë në funskion të qytetarit, shkruan Rahoveci INFO.

“Ai është fituesi i zemrave dhe respektit të qytetarëve të Prishtinës, duke u bërë model për të ardhmen që ne do ta ndërtojmë, sepse vërtetë Urani na dëshmoi se Prishtina na bashkon.”, shkruan Krasniqi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Uran Ismaili gjithmonë e ka dashur me zemër Prishtinën. Në këto zgjedhje ai i dha kryeqytetit zemër dhe dashni, duke frymëzuar mijëra qytetarë, për ta parë Prishtinën jo vetëm si komunë, por si shtëpi, si mundësi e si të ardhme.
Me vullnetin e tij të madh, ai ka rrezatuar lidhjen që i duhet qytetit me politikën, ku që të dyja janë në funksion të qytetarit. Ai është fituesi i zemrave dhe respektit të qytetarëve të Prishtinës, duke u bërë model për të ardhmen që ne do ta ndërtojmë, sepse vërtetë Urani na dëshmoi se Prishtina na bashkon.
Falemnderit Uran që i dhe shpirt e ngjyra qytetit tonë! 💙.
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker