Kur do të mbahet balotazhi nëpër komunat që askush s’fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve?

Zgjedhjet lokale në Kosovë janë mbajtur më 17 tetor dhe 17 komuna kanë zgjedhur kryetarët e tyre për mandatin e radhës, në raundin e parë.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave, plus një votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme, atëherë KQZ-ja duhet të organizojë raundin e dytë mes dy kandidatëve që kanë fituar më së shumti vota.

Sipas këtij Ligji, raundi i dytë mbahet katër javë pas mbajtjes së raundit të parë. Sipas kësaj llogaritje, zgjedhjet lokale do të mbahen më 14 nëntor.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker