Petkoviq para takimit të grupit punues Kosovë-Serbi: Është një takim i ekspertëve

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën Petar Petkoviq tha në prag të takimit se ky nuk do të jetë një takim i negociatorëve kryesorë në nivel teknik, por ekspertëve, siç është rënë dakord me marrëveshjen e 30 shtatorit.

Zëdhënësi për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Peter Stano ka thënë të mërkurën për Klankosova.tv se këto grupe punuese do të punojnë në takime të rregullta për të gjetur zgjidhjen.

“Takimi i parë i grupit punues me ekspertë nga të dyja palët do të mbahet më 21 tetor 2021. Grupi punues synon të gjejë një zgjidhje të përhershme për këtë çështje dhe pritet të takohet rregullisht”, ka thënë Stano.

Ai gjithashtu tha se takimet në kuadër të dialogut nga kryenegociatorët dhe atyre të nivelit më të lartë do të vazhdojnë në mënyrë të pavarur nga grupi punues dhe për datën e mbajtjes së tyre do të njoftohet në një kohë të përshtatshme.

“Duhet të theksohet se takimi i grupit punues nuk është në nivelin e kryenegociatorëve, por në nivelin e ekspertëve”.

Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, poashtu deklaroi një ditë më parë se në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, ii) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, iii) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut.

Kryeziu ka potencuar se në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker