E KRYER: Dafi asamblist!

Defrim Kafexhiu, i njohur në opinionin publik si “Dafi”, ka marrë besimin e qytetarëve nga Rahoveci për të siguruar një ulëse në Kuvendin e kësaj komune.

Ai ka hyrë në toplistën e më të votuarve të Lëvizjes, duke konfirmuar mbështetjen e pashoq që gëzon në vendlindje, përcjell Rahoveci.info.

Përkundër faktit se edhe më tutje nuk është konfirmuar nga vet ai personalisht, tashmë është bërë e ditur nga KKZ, se Dafi në mandatin e ardhshëm do të jetë kuvendar komunal.

Tash e sa vite ai ka qenë pjesë e pandashme e strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec, teksa besimi i konfirmuar për të pritet të luajë rol të rëndësishëm në ngritjen profesionale e politike gjithashtu.

/Rahoveci.info/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker