​Nis numërimi i votave me postë, ja kur do të shpallen rezultatet përfundimtare

Sipas Valmir Elezit nga KQZ-ja, gjatë kësaj periudhe ky institucion ka pranuar rreth 5 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime dhe pas vlerësimit brenda këtyre pakove janë konstatuar 10 mijë e 934 zarfe të individualizuara me fletëvotime.

“Gjatë vlerësimit të tyre janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla pasi nuk janë në përputhje me kriteret ligjore. Më shumë se gjysma e tyre janë refuzuar pasi janë dërguar nga persona që nuk kanë aplikuar për regjistrim si votues jashtë Kosovës (614) apo janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues (200). Ka edhe raste kur pako me fletëvotime është dërguar më shumë se një herë nga perosna të njëjtë (168)”, tha Elezi.

I pyetur se kur KQZ-ja do të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, Elezi ka lënë të kuptohet se kjo do të bëhet brenda dy-tre ditësh.

Sipas tij, KQZ do të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave pasi të numërohen edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, që sipas planifikimit tonë do të numërohen të hënën, si dhe pasi të marrim konfirmimet nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme. Në vitin 2017, KQZ-së i janë dashur 9 ditë për të shpallur rezultateve përfundimtare të raundit të parë Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 3 ditë të tjera për t’i certifikuar ato.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker