Aleanca Kosova e Re kërkon rinumërim të plotë të votave në Prishtinë

Mehmeti ka bërë këtë kërkesë, pasi sipas tij ka pasur manipulime me vota duke u dëmtuar kështu partia e tij me 1.2 përqind.

“Qytetarët kanë treguar një kulturë të lartë të zgjedhjeve e edhe KQZ, mirëpo ka që disa individë kanë abuzuar me këto zgjedhje, dhe AKR është dëmtuar me 1.2%. Ne kemi prova dhe edhe pse nuk janë rezultatet preliminare, po ju jap disa shembuj ku është abuzuar me votat e partisë tonë”, ka thënë Mehmeti në një konferencë për medie.

“Kërkesa jonë është që në Prishtinë te të gjitha vendvotimet të shkohet në rivotim duke pasur parasysh provat që kemi. Ne si subjekt politik do të paraqesin provat tona në PZAP, por edhe ankesa individuale. AKR pra kërkon rinumërim të votave në të gjitha vendvotimet”, ka vazhduar ai.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker