Eksperti amerikan: Përdhunimi i grave, dëshmia më e qartë e krimeve kundër njerëzimit të kryera nga Serbia

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka dalë në përkrahje të kësaj kampanje, ndërsa ka thënë se “përdhunimi i grave u bë argëtim për ushtarët serbë”, gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Rahoveci INFO.

Më tutje, Ben-Meir ka thënë se përdhunimi i grave është dëshmia e krimeve të tmerrshme kundër njerëzimit gjatë luftërave në Ballkan.

“Më shumë se 20 vite pas, ende nuk ka drejtësi për dhjetra-mijëra gra të përdhunuara. #RallyforHerJustice kundër Krimeve të Pandëshkuara të Serbisë.”, shkruan ai.

“Serbia kreu ekzekutimin e pakundërshtueshëm, të përmbledhur të mijëra burrave dhe djemve gjatë luftës në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje. Përdhunimi i grave u bë argëtim për ushtarët serb. Dëshmia e krimeve të tmerrshme kundër njerëzimit gjatë luftërave në Ballkan nuk mund të jetë më e qartë. Më shumë se 20 vite pas, ende nuk ka drejtësi për dhjetra-mijëra gra të përdhunuara. #RallyforHerJustice kundër Krimeve të Pandëshkuara të Serbisë.”, thuhet në shkrimin e plotë.

Më shumë se 20 mijë gra në Kosovë janë dhunuar gjatë luftës së fundit, ndërsa përgjegjësit për këto krime të rënda nuk janë vënë ende para drejtësisë. /Rahoveci INFO/ 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker