Muhaxheri i LDK-së mposht kandidatin e VV-së edhe me votat e diasporës

Në qytetin e Pejës, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka marrë më së shumti vota, gjithsej 231.

Pas tij, më së shumti vota ka marrë kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Agusholli, gjithsej 71.

Kandidati i AAK’së për kryetar, Rrustem Berisha ka marrë 55 vota.

Ndërsa, pa asnjë votë ka mbetur Kreshnik Husaj i PDU’së, Drena Podrimçaku i PB’së dhe Gavi Veselaj.

Kujtojmë që zgjedhjet e 17 tetorit në Pejë i ka fituar Gazmend Muhaxheri i LDK’së. Ai ka arritur të siguroj 60,41 për qind apo 22 mijë e 778 vota.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker