Kurti për mediumin britanik: Serbia po kërcënon me ndezjen e luftës së tretë Ballkanike

Albin Kurti akuzoi presidentin serb Aleksandër Vuçiq se po vepron si “Gjermania gjatë Luftërave Botërore” dhe paralajmëroi se krizat e fundit në Kosovë dhe Bosnje mund të përshkallëzohen nëse qeveritë perëndimore nuk i marrin seriozisht, përcjell Rahoveci INFO.

“Unë mendoj se është padyshim më rrezik se më parë”, deklaroi Kurti për mediumin britanik.

“Ata duan të sillen sikur Gjermania gjatë dy luftërave botërore: “nëse nuk do të na dëgjoni, ne do të bëjmë një tjetër [luftë]”. Sepse ata kanë kryer një raund [të luftës] në vitet nëntëdhjetë”, shtoi tutje ai.

“Nëse i kontrolloni shifrat e shpenzimeve ushtarake në Serbi, mund ta shihni se vitet e fundit janë rritur në qiell. Për kë po i blejnë të gjitha këto?” shtoi kreu i ekzekutivit.

“Fakti që po e them këtë me shumë qetësi, është sepse e kam paraparë një gjë të tillë muaj e vite më parë”, shtoi ai. “Është një analizë racionale – jo emocionale”, përfundoi Kurti. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker