Haziri kritika qeverisë: Mosndarja e buxhetit për stadiumin e qytetit është goditje për Gjilanin

Haziri tha se kjo është goditje e qeverisë për Gjilanin, duke shtuar se nuk do ta lejojë këtë.

“Mosndarja e buxhetit nga ana e qeverisë për stadiumin për vitin 2022 është goditje për Gjilanin, por që ne nuk do ta lejojmë këtë. Do të punoj me të gjitha grupet politike për ta përmirësuar këtë. Nuk është buxheti i një ministri apo një qeverie, buxheti është në duar të 120 deputetëve”, ka thënë Haziri në një konferencë për media.

Sipas tij, Qeveria ka treguar mungesë vullneti për mosndarje të buxhetit edhe për dy projekte të tjera kapitale.

“Nuk është mungesë vullneti vetëm për përfundimin e stadiumit, mungon buxheti edhe për qarkoren e cila e lidh qytetin e Gjilanit me autostradën. Mungon po ashtu mosplanifikimi buxhetor për pjesën e autostradës nga Gllama e Bresalcit në drejtim të Konçulit. Pra, mospërfshirja për vitin e ardhshëm edhe e këtij programi nënkupton për ne anashkalim buxhetor dhe mos kujdes”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker