​Përfundon takimi mes Zoran Zaev dhe Ali Ahmetit

Në dalje të takimit, Zaev e as partneri i tij i koalicionit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Ndërkohë që Zaevi pas takimit me Ahmetin ka biseduar edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, ku ky i fundit e ka njoftuar atë për nismën e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë dhe seancës që do të zhvillohet ditën e enjte.

Televizioni Alsat, pas vendimit të Gjykatës Administrative, ku u vendos se komuna e Zhelinës i mbetet Lëvizjes Besa, ka kontaktuar anëtarët e kësaj partie për të parë nëse do lëvizin nga qëndrimi i tyre për lënien e mazhorancës, por nuk morëm asnjë përgjigje. Por, kjo mbetet për t’u parë deri të enjten ku do të jetë edhe seanca për rrëzimin e Qeverisë. Kujtojmë se në këtë nismë kanë nënshkruar deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës, Lëvizjes Besa dhe Të Majtës.

Pas humbjes në zgjedhjet lokale, Zaev dha dorëheqje si kryeministër dhe kryetar partie më 31 tetor, por tha se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi koalicioni qeverisës është i qëndrueshëm.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker