Krasniqi: Vushtrriasit pa dallime po e përkrahin vizionin e Ferit Idrizit

Krasniqi në një postim në Facebook ka thënë se qytetarët e Vushtrrisë po e përkrahin që të gjithë vizionin e Ferit Idrizit, shkruan Rahoveci INFO.

Sipas Krasniqit, Idrizi ka prioritet zhvillimin ekonomik të qytetit, që parasheh krijimin e zonës ekonomike si dhe krijimin e parakushteve për subvencionimin e bizneseve prodhuese.

“Qytetarët e Vushtrrisë, pa dallime politike, po e përkrahin vizionin e Ferit Idrizit, sepse ai ka prioritet zhvillimin ekonomik, i cili parasheh krijimin e Zonës Ekonomike, krijimin e parakushteve dhe subvencionimin e bizneseve prodhuese, ofrimin e parcelave në shfrytëzim për veprimtaritë biznesore si dhe krijimin e lehtësirave administrative për investitorët e jashtëm”, thuhet në postimin e Krasniqit.

Postimi i plotë i tij:

Në Vushtrri, me kryetarin në ardhje, Ferit Idrizin, vizituam disa biznese, të cilat me mbështetjen e qeverisjes së re do të kenë mundësi të rriten e të krijojnë edhe më shumë vende të reja pune për të rritur prodhimin dhe eksportet.

Qytetarët e Vushtrrisë, pa dallime politike, po e përkrahin vizionin e Ferit Idrizit, sepse ai ka prioritet zhvillimin ekonomik, i cili parasheh krijimin e Zonës Ekonomike, krijimin e parakushteve dhe subvencionimin e bizneseve prodhuese, ofrimin e parcelave në shfrytëzim për veprimtaritë biznesore si dhe krijimin e lehtësirave administrative për investitorët e jashtëm.

Qytetarët e Vushtrrisë janë më se të vendosur që me 14 nëntor të sjellin ndryshimin në komunën e tyre, për t’i dhënë fund keqmenaxhimit katër vjeçar të saj dhe qeverisjes degraduese. Ata i kanë tejkaluar dallimet partiake dhe po e mbështesin Ferit Idrizin, për ta nxjerrë Vushtrrinë në tjetër nivel nga 14 nëntori. Sepse fokusi i Ferit Idrizit si kryetar është bashkëqeverisja me qytetarët, ndalja e korrupsionit, si dhe krijimi i vendeve të punës, në veçanti për gratë dhe të rinjtë. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker