Kriptovaluta Ethereum rritet në vlera rekorde

Kriptovaluta e dytë më e madhe në botë Ethereum gjatë ditës së sotme arriti në nivel rekord.

Sipas CoinMarketCap, Ethereum aktualisht po tregtohet me 4,600 dollarë, duke e thyer rekordin e një dite më parë dhe duke shënuar rritje javore rreth 15 për qind.

Administrata e presidentit Joe Biden është duke u përqendruar në të ashtuquajturat “stablecoin”, duke i bërë thirrje Kongresit që ta miratojë legjislacionin që do t’i forconte rregullat qeveritare.

 

Një monedhë dixhitale e frymëzuar nga seriali “Squid Game” pasi themeluesi kishte vendosur që vlera e sajt të zhvlerësohet dhe ishte kuptuar që ishte një mashtrim. Krijuesit e “Squid Game” arritën të fitojnë 2.1 milionë dollarë.

Pasi ishte hedhur në treg, vlera e saj ishte rritur mbi 310 mijë për qind. Pak para “zhdukjes”, vlera e tokenit ishte rritur në 2,856 dollarë. /Rahoveci.INFO/

The post Kriptovaluta Ethereum rritet në vlera rekorde appeared first on Rahoveci.INFO.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker