Memli Krasniqi: Zgjidhja më e mirë për Dragashin është Shaban Shabani

Lideri i PDK-së gjatë tubimit elektoral në Dragash, tha se transformimi i kësaj komune vjen vetëm me kandidatin e PDK-së, Shaban Shabanin dhe jo siç tha eksperimente të të tjerëve.

“Dragashi është qytet turistik kur njerëzit tjerë vinë për ta parë natyrën e kësaj komune, por për juve qytetarë është adresa e parë që kërkoni të përmbushni synimet e juaj, është adresa e parë që kërkoni infrastrukturën, arsimin dhe edukimin. Jam shumë i lumtur që kryetari Shabani e ka parë këtë. Jam shumë i lumtur që gjatë qeverisjes së PDK në Dragash ka ndryshuar fizionomia e kësaj komune….Ai është më i vendosur se kurrë bashkë me juve dhe PDK për ta zbatuar dhe jetësuar këtë transformim të Dragashit. Shumë prej jush këtu, nuk keni dilemë për qeverisjen e PDK, por është ata tjerët duhet ta dinë këtë pa dallim partiak dhe etnik…Zgjidhja për Dragashin ka qenë dhe është në numrin 177 dhe kryetarin tonë Shaban Shabani. Ai është në garë për juve dhe qytetarin”, tha ai.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Dragashit, njëherit edhe kryetari aktual, Shaban Shabani kërkoi mbështetjen e qytetarëve edhe për një mandat qeverisës.

“Bashkërisht me ju, me mbështetjen e lidershipit të PDK do te arrijmë ti përmbushim gjitha zotimet tona. Kemi dëshmuar se mund të punojmë dhe kemi dëshmuar se mund të realizojmë premtimet tona. Kemi krijuar mirëqenie për qytetarë me investimet tona…Të gjitha këto dhe shumë punë të tjera mbajnë logon e PDK-së. Me 14 nëntor do të jetë vazhdimësi e fitoreve të PDK-së, këtë mund ta bëjmë kur jemi të gjithë bashkë për Dragashin”, tha ai.

Shaban Shabani nga PDK më 14 nëntor në balotazh do të përballet me Bexhet Xheladinin nga LDK.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker